Sport

Polonia s'e vë në diskutim fitoren ndaj Kosovës

Fundorit të Përfaqësueses së Polonisë, Kamil Laczynski, nuk i shkon as në mendje humbja ndaj Kosovës, të premten.

Ai llogarit fitore të sigurt ndaj Kosovës dhe tri ditë më vonë ndaj Hungarisë. Këto ndeshje do të luhen në kuadër të raundit të parë eliminator të botërorit "Kina 2019", shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja Poloni - Kosovë luhet më 23 mars (19:00) në qytetin Wloclawek, në kuadër të Grupit C.

Laczynski të mërkurën për mediumet polake ka deklaruar se fitorja në këtë përballje nuk diskutohet. Ai insiston se pos Kosovës, Përfaqësuesja e Polonisë duhet ta mposhtë edhe Hungarinë tri ditë më vonë për të siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).