Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës

Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës

22 shkurt 2018 09:17

Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës në muajt e ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Ai pritet të përballet me rusin Stanislav Kashtanov, në meçin për titullin më të fortë të Evropës, atë të European Boxing Union (EBU) në kategorinë super të mesme.

Këtë titull aktualisht e mban francezi Hadillah Mohoumadi, ndërsa Kashtanov është sfidues zyrtar i tij. Por Mohoumadi ka vendosur të heqë dorë nga titulli i Evropës për të luftuar për një titull rajonal në WBA.

Ai ka refuzuar një ofertë prej 50 mijë eurosh për të boksuar me Kashtanovin në Rusi, ka shkruar të mërkurën sajti "fightnews.com". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme