Sport

Khedira mund të rikthehet në Bundesligë

Te Juventusi ka zhvillime të rëndësishme në lidhje me largimet nga klubi. Sami Khedira po mendon rikthimin në kampionatin gjerman dhe është vet mesfushori që e ka konfirmuar këtë gjë, gjatë një organizimi për një sponsor.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e kthimit në Gjermani. Jam ende i ri dhe kam një kontratë me Juventusin deri në vitin 2019”, tha Khedira.

Mesfushori, që do të festojë 31-vjetorin e lindjes në muajin prill, ka dhënë gjithnjë kontribut të madh në ndeshjet e Juventusit, por “zonja e vjetër” duket se është gati të heqë dorë nga shërbimet e tij për t’iu nënshtruar procesit të paevitueshëm të ndërrimit të brezave, transmeton TCH.

Pjaniq, Bentancour e Matuidi e kanë të sigurt qëndrimin te kampioni i Italisë, kështu që ata që po përgatiten për largimin nga Torino janë pikërisht Khedira, së bashku me Marchision e Sturaron.