Sport

Mijëra qytetarë të Korçës protestojnë kundër dënimit të Skënderbeut

Mijëra qytetarë nga Korça kanë protestuar të mërkurën kundër UEFA-s, pas raportimit të inspektorëve që kërkonin përjashtimin e klubit Skënderbeu për dhjetë vjet nga garat evropiane.

Për një orë, zona këmbësore e qytetit ishte mbushur me plot qytetarë, siç shkruan tch.

Ata kanë brohoritur “Mos na vrisni ëndrrën”.

Në raportin e inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s kërkohej dënimi i ekipit korçar, bazuar në dyshime, me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe një milion euro gjobë.

Në një reagim në Facebook, Skënderbeu ka falënderuar të gjithë qytetarët duke thënë se mbështetja e tyre u jep forcë për të luftuar deri në fund për këtë kauzë.