Messi në pritje të festës së parë ndaj Chelseat

Messi në pritje të festës së parë ndaj Chelseat

20 shkurt 2018 10:39

Ai është vetëm tre gola larg që t'i bashkohet grupit të atyre që kanë shënuar nga 100 gola në Ligën e Kampionëve, mirëpo Lionel Messi duhet të bëjë diçka që nuk e ka bërë më parë për të arritur në këtë grup - të shënojë gol kundër Chelseat.

Dhe, ai ka dy ndeshje për të bërë këtë në kuadër të 1\8 së finales të Ligës së Kampionëve, shkruan Koha Ditore.

Në tetë përballjet mes viteve 2006 dhe 2012, Messi ka dështuar të gjejë golin në 655 minuta lojë kundër Chelseat.

Më së afërmi të shënojë gol ishte në përballjen e fundit mes dy klubeve në gjysmëfinalen e vitit 2012 kur qëlloi traversën nga penalltia, një moment që i hapi rrugë dështimit të Barcelonës të arrijë në finale.

Do ta kishte rritur epërsinë e Barcelonës në 3:1 atë natë dhe shumëçka do të sqarohej... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme