Sport

Dyshja e Juventusit në dyshim për sfidën me Tottenhamit

Juventusi mund të hyjë në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenhamit me dy mungesa të mëdha.

Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi kanë pësuar lëndime në derbin e sotëm ndaj Torinos ka konfirmuar Juventusi, transmeton Koha.net.

Juve ka bërë të ditur se ata do iu nënshtrohen disa testeve në ditët e ardhshme për të parë se a do të mund të llogaritin në shërbimet e tyre për ndeshjen e kthimit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2 me 2.