Tahiri renditet i 56-ti, por lë pas 19 skitarë në sllallom të madh

Tahiri renditet i 56-ti, por lë pas 19 skitarë në sllallom të madh

19 shkurt 2018 08:05

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, e ka cilësuar të suksesshme garën e tij të parafundit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”. T

Tahiri në garën e së dielës është renditur i 56-ti në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të përgjithshme pas dy lëshimeve prej 2:37.47 minuta, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe këtë herë Tahiri, ashtu si pritej, ishte shumë larg zonës së medaljeve, por ia doli t’i linte prapa 19 skitarë që përfunduan me sukses të dy lëshimet.

Në lëshimin e parë Tahiri ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 minuta. Sukses për të mund të vlerësohet fakti se ka lënë pas 19 garues. Ai ishte plot 19.43 sekonda prapa fituesit të garës, austriakut Marcel Hierscher.

Më lart se garuesi i vetëm që po përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, u rendit skitari i Shqipërisë, Erjon Tola. Tola doli i 47-ti me kohë 2:33.63 minuta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme