Sport

PSG-ja zgjeron listën e trajnerëve që po kërkon

Descriptive Text

Me injektimin e milionave dhe afrimin e kampionëve si Neymar në skuadrën e tij, presidenti i Paris SG shpresonte se do të linte shenjë në Evropë.

Por, Naser al-Khelaifi është i destinuar të zhgënjehet sërish këtë sezon, duke përjashtuar surprizat e bujshme në Champions League.

Për trofeun më të lakmuar të Evropës duhet një trajner me peshë dhe parizienët e kanë nisur prej kohësh ankandin për të gjetur një zëvendësues për Emery, para se të shkarkojnë teknikun aktual.

Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino duket se i janë shtuar listës së zgjeruar të pretendentëve për sezonin e ardhshëm, transmeton kp.

Emery është vënë nën presion pas humbjes 3-1 me Realin e Madridit në ndeshjen e parë të Champions League, e një eliminim nga kompeticioni më i rëndësishëm europian do të thotë shkarkim nga detyra në fund të sezonit.

Presidenti Nasser al-Khelaifi ka shpenzuar miliona euro për të qenë skuadra kampione e Europës, por gjërat nuk duken mirë për skuadrën pariziene. Hija e Mourinhos duket se po shihet sërish nën kullën “Eiffel”, edhe pse portugezi së fundmi rinovoi kontratën me “djajtë e kuq”.

Në kryeqendrën transalpine pëlqehet gjithashtu Mauricio Pochettino, që po mban prej vitesh Tottenhamin në elitën e futbollit anglez.