Sport

Portieri Alaa Ahmed luan në Irak një ditë pas vdekjes së të birit

Descriptive Text

Futbollistit Alaa Ahmed i kishte vdekur i biri të enjten. Por futbollisti nuk u kishte treguar bashkëlojtarëve e as trajnerit dhe ishte paraqitur të premten për skuadrën e tij.

Ai u paraqit për Naft Maysan ndaj Al-Shortat në Premier Ligën irakiane.

Në fund të takimit, që u mbyll baras, ai nuk mund të kontrollonte emocionet dhe shpërtheu në lot teksa merrte ngushëllime nga bashkëlotjarët.