Sport

Dybala i gatshëm për derbin ndaj Torinos

Paulo Dybala është rikthyer në skuadrën e Juventusit dhe është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për derbin lokal kundër Torinos.

Derbi torinez zhvillohet nesër nga ora 12:30, transmeton Koha.net.

Megjithatë lajm i keq për Juventusin është mungesa e sulmuesit kroat, Mario Manxhukiq, i cili do të mungojë për shkak të gripit, raporton Football Italia.

Trajneri i Juventusit, Allegri ka konfirmuar se përkundër që është rikthyer Dybala nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta.

Juve është edhe pa të lënduarit Blaise Matuidi dhe Juan Cuadrado.

Ekipi i Juventusit kundër Torinos është ky: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Barzagli, Pinsoglio, Howedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi.