Sport

Roger Federer rikthehet në “fronin” e tij, thyen rekord

Roger Federer është bërë tenisti më i vjetër numër një në histori të tenisit, raporton BBC.

Pas fitores ndaj Robin Haase në “Rotterdam Open” zvicerani bëhet numri një i botës në moshën 36 vjeçare, rekord të cilin e mbante Rafael Nadal me moshën 31 vjeç, transmeton Koha.net.

Federer fitoi meçin e sotëm ndaj Haases me rezultat 4-6, 6-1, 6-1. Në gjysmëfinale ai e pret Andreas Seppin ose Daniil Medvedevin.

Federer nuk u përmbajt gjatë marrjes së një çmimi të veçantë për këtë arritje të tij, dhe shpërtheu në lot.

Për herë të parë ai ishte bërë numri një i botës në shkurt të vitit 2004, por nuk ishte në krye të kësaj liste që nga tetori i vitit 2012, përderisa në janarin e vitit 2017 ishte në vendin e 17.