Sport

Batshuayi hero i Dortmundit ndaj Atalantas

Dortmundi shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Atalantas në 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Schurrle kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 30, transmeton Koha.net. Megjithatë Atalanta u kundërpërgjigj për mrekulli me të filluar pjesa e dytë.

Në minutat 51 dhe 56 Iliçiq i dha epërsinë Atalantas.

Por, vendimtar për Dortmundin në këtë takim u tregua i huazuari nga Chelsea, Batshuayi, i cili realizoi në minutat 65 dhe 90+1 me dy asiste të bëra nga Gotze.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 22 shkurt në Itali.