Sport

Januzaj shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë

Adnan Januzaj ka shënuar një gol të bukur ndaj Salzburgut në Ligën e Evropës.

Ai shënoi në minutën e 80 për t’i dhënë epërsinë Real Sociedadit, 2-1, ndaj ekipit të Valon Berishës, i cili për shkak të lëndimit nuk është paraqitur në këtë takim për Salzburgun.

Odriozola kishte shënuar golin e barazimit për Sociedadin në minutën e 57, kurse Salburgu kishte kaluar në epërsi në minutën e 27 pas autogolit nga Oyarzabal.