Sport

Kosova siguron dy miqësore në muajin mars

Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars.

Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Fasos që të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris.

Ndeshja kundër Madagaskarit do të zhvillohet më 25 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 27 mars.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet modeste të Parisit me rrethinë.