Sport

Aguero e De Bruyne po e çojnë Cityn drejt majave të reja

Lideri Manchester City ishte dukur i çorientuar në 45 minutat e para të ndeshjes së Premier Leagues kundër Leicester Cityt të shtunën.

Por, në pjesën e dytë City u transformua ndërsa Sergio Aguero dhe Kevin de Bruyne kanë treguar paraqitje maestrale në sulm duke udhëhequr liderin drejt fitores 5:1 ndaj Leicesterit, kampionit të vitit 2016, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Argjentinasi Aguero shënoi katër gola në pjesën e dytë, duke arritur në shifrën e 21 golave në Premier League këtë stinor, ndërsa De Bruyne sërish ishte dirigjuesi i sulmit të Cityt, duke dhënë tri asiste në një performancë tjetër impresive.

Mesfushori ofensiv belg shkatërroi Leicesterin me pasimet e tij të shkurtra dhe të gjata dhe ai po vlerësohet qysh tash favoriti kryesor për çmimin e lojtarit të vitit në Premier League.

Aguero është bërë lojtari i katërt pas Alan Shearerit, Thierry Henrys dhe Harry Kanet, që ka shënuar 20 e më tepër gola në katër stinorë rresht në Premier League.

De Bruyne ndërkohë ka regjistruar më tepër asiste se cilido lojtar tjetër në pesë ligat më të forta të Evropës që nga viti 2012... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)