Sport

Zeqiri shënon, Lika asiston

Andi Zeqiri e ka shënuar golin e vetëm për Lausannen që pësoi disfatë në shtëpi nga Young Boys me rezultatin 4:1.

Zeqiri shënoi për ta ngushtuar epërsinë në 3:1, në minutën e 73-të të ndeshjes së zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës zvicerane, shkruan “Koha Ditore”. Për Zeqirin ishte goli i dytë i shënuar në gjashtë paraqitje.

Ndërkohë te Grasshoppersi që u mposht nga Luzerni (2:1), asistues ishte Bujar Lika.