Sport

Berisha shënon në fitore

Sulmuesi Mërgim Berisha ka shënuar një gol në fitoren e LASK Linzit ndaj Austria Vjenës me rezultatin 3:1.

Berisha shënoi në minutën e 80-të, kurse luajti prej minutës së 71-të të ndeshjes së zhvilluar të shtunën e që i takonte javës së 22-të të Bundesligës austriake, shkruan “Koha Ditore”.

Valon Berisha luajti në pjesën e parë për Salzburgun në fitoren 1:0 ndaj Altachut, kurse nuk doli në fushë për pjesën e dytë pas problemeve muskulore.