Sport

Sadiku nis me sukses karrierën si seniore

Boksierja Donjeta Sadiku doli e artë në turneun e saj të parë si seniore. Sadiku në kategorinë deri në 60 kilogramë, të shtunën fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debreçen të Hungarisë. Ajo në finale të këtij turneu, që nisi më 6 shkurt dhe përfundoi të dielën, mposhti boksieren kroate, Sara Beraim.

Sadiku thotë se medalja e artë e fituar në debutim si seniore e ka motivuar më shumë për garat e ardhshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Është një motiv më shumë për mua sepse ky turne konsiderohet si një ndër turnetë më të mirë në Evropë. Ishte paraqitja ime e parë si seniore në gara zyrtare, por jo edhe hera e parë që përballem me boksiere të kësaj kategorie. Edhe sa kam qenë juniore i kam matur forcat me boksiere seniore në kampe përgatitore”, ka thënë Sadiku, të dielën, për gazetën.

Sadiku 18-vjeçare aktualisht vlerësohet shpresa e vetme në boks, përkatësisht e vetmja që mund t'i sjellë Kosovës medalje nga gara të mëdha.

Në kategori të reja, Sadiku ka fituar medalje të artë të Evropës në vitin 2016, kurse vitin e kaluar ka qenë nënkampione e Evropës. Ka qenë edhe nënkampione e botës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)