Sport

Januzaj kritikon Van Gaalin për dështimin tek Unitedi

Anësori i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka akuzuar Louis van Gaalin për ‘vrasjen’ e karrierës së tij te Manchester United.

Januzaj tani po shijon një etapë të re në Spanjë tek Real Sociedad, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të rikthehet në futbollin anglez, transmeton KP.

“Me të vërtetë nuk kam pasur shanse. Nuk isha në garë. Si mund ta them këtë... ai (Van Gaal) nuk po më jepte sinjalet e duhura për të luajtur lojën time”, kujton Januzaj. “Isha akoma një lojtar i ri. Kur je një lojtar të ri, atëherë menaxheri duhet të jep siguri. Para tij, David Moyes kishte besuar te unë nga dita e parë. Ai e kuptoi se isha një lojtar i ri, por kur Van Gaal mbërriti, gjithçka ndryshoi, progresi im u ndal”, theksoi Januzaj.