Sport

Newcastle befason Manchester Unitedin

Newcastle ka befasuar Manchester Unitedin duke e mposhtur 1 me 0 në xhiron e 27-të në Premier Ligë.

Matt Ritchie shënoi golin e vetëm për skuadrën e Rafa Benitezit.

Në tabelë, Manchester Unitedi tani mbetet me 56 pikë në pozitën e dytë, teksa ndiqet nga Tottenhami që ka 52 dhe Liverpooli e Chelsea që kanë nga 51 dhe 50, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Manchester City mbetet lider me 72 pikë.

Newcastle është në pozitën e 13-të me 28 pikë të tubuara.