Sport

Në klubet globale lojtarët vendas shërbejnë si ind lidhës

Descriptive Text

Trent Alexander-Arnold është duke qëndruar në sallën e Kuvendit në shkollën fillore katolike në Liverpool, St. Cuthbert, disa minuta rrugë me veturë nga pjesa e qytetit ku është rritur.

Rreth 50 fëmijë janë duke qëndruar në stole para tij. Disa shfaqin kënaqësinë. Disa flasin nga emocionet. Disa thjesht e shikojnë atë, sikur të ketë ardhur nga një planet tjetër, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.

Kjo, sigurisht, është një botë e re për Alexander-Arnoldin. Ka vetëm pak më tepër se një vit që kur ka debutuar në Premier League me Liverpoolin, skuadrën e qytetit të tij dhe pak muaj që kur ka shënuar golin e parë. Ai është 19-vjeçar.

Ai e mban në mend se si është ndjenja të jesh si ata fëmijë, duke pritur me emocione një vizitë nga Steven Gerrardi apo Jamie Carragheri, dhe ende e sheh idenë se ai mund të jetë idhulli i dikujt si të çuditshme.

"Ende nuk po mund të adaptohem me këtë", thotë ai...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).