Ajo vrau 115 persona para Lojërave Olimpike, tash hamendet nëse i falen mëkatet

Ajo vrau 115 persona para Lojërave Olimpike, tash hamendet nëse i falen mëkatet

11 February 2018 12:55

Deri së fundi ajo shpesh kalonte ditë të plota pa kujtuar se çfarë ndodhi. Preferonte atë mënyrë. Ajo ngjarje ishte shumë kohë më parë. Ishte e tmerrshme.

Ajo është falur për krimet dhe është munduar të ndërtojë një version të ri të jetës së saj. Është martuar, ka rritur dy fëmijë, shkon në mesha në kishë dhe ka bërë edhe ecje relaksuese, të shkurtra, e jo 100 kilometërshe, që bënte në stërvitje si spiune, përcjell Koha Ditore shkrimin e Washington Post.

Por tash kujtimet e asaj që bëri Kim Hyon-hui dikur duket se janë gjithandej. Koreja e Jugut po i organizon Lojërat Olimpike Dimërore këtë muaj dhe kur po i sheh rrathët olimpikë asaj po i kthehen kujtimet e 30 vjetëve më parë, herën e kaluar që Koreja e Jugut ishte në përgatitje për të organizuar Lojërat Olimpike.

Atëkohë Kim ishte agjente elitare e Koresë së Veriut. Ajo po vepronte nën urdhrat nacionale. Hipi në një aeroplan të pasagjerëve, duke mbajtur një bombë me kronometër me vete. E la bombën në aeroplan dhe doli nga aeroplani gjatë ndalesës. Aeroplani shpërtheu. Kishte nisur ndjekja për sulmuesit...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme