Sport

Ajeti, volejbollisti i të gjitha klubeve shqiptare

Habil Ajeti ka mbi një muaj që me "letra" është kosovar. Volejbollisti i lindur në Tetovë, më 28 dhjetor të vitit të shkuar në një ceremoni të organizuar, ka marrë dekretin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajeti ndihet krenar me pasaportën e Kosovës, ndërsa thotë që ka qenë dëshirë e kamotshme e tij për t'u pajisur me të. Madje insiston se të gjithë shqiptarët duhet të pajisen me pasaportë të Kosovës apo të Shqipërisë. Ai vite më parë ka qenë afër pajisjes me pasaportë të Shqipërisë, por kjo nuk u arrit për shkak të dokumentacionit, shkruan sot Koha Ditore.

"Jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët duhet ta pajisen me këto dy pasaporta, të Kosovës apo Shqipërisë. Gjithmonë kam pasur dëshirë këtë dhe është një nder i madh për mua që kam pasaportën e Kosovës", është shprehur Ajeti, që po futet në edicionin e tretë si lojtar i Lubotenit të Ferizajt.

Pas pajisjes me pasaportë të Kosovës, Ajeti duhet ta ndërrojë edhe origjinën e federatës, pasi është i federuar në Federatën e Volejbollit të Maqedonisë....(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).