Sport

Napoli fiton derbin ndaj Lazios, rikthen pozitën e parë

Napoli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për titullin e Serie A.

Derbi i javës së 24 ndërmjet Napolit dhe Lazios i takoi skaudrës nga “San Paolo”, transmeton Koha.net.

Thomas Strakosha në këtë takim mori katër gola, përderisa ekipi i tij arriti ta shënojë vetëm një.

Ishte De Vrij ai që i dha epërsinë Lazios, megjithatë Napoli u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar katër herë.

Golat për Napolin i shënuan Callejon, Zielinski, Mertens, dhe një autogol nga Wallace.

Napoli rikthehet në krye me 63 pikë, një më shumë se ndjekësi i parë Juventusi, kurse Lazio në vendin e tretë ka 46 pikë.