Sport

Donjeta Sadiku e artë në turneun e boksit në Hungari

Boksierja Donjeta Sadiku ka rrëmbyer medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të boksit “Bocskai Istvan” që është mbajtur në Debrecen të Hungarisë, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se në garë për të artën Sadiku e mposhti boksieren kroate, Beraim Sara. Donjeta Sadiku këtë takim e ka fituar me rezultat bindës 5 me 0.

“Donjeta Sadiku e artë. Sot në finale të turneut ndërkombëtar ‘Bocskai Istvan’ në Debrecen të Hungarisë boksierja më e mirë e Kosovës fitoi medalje të artë ku mundi bindshëm boksieren kroate Beraim Sara”, ka shkruar ai në Facebook.

Drejtësinë në këtë turne e ndau dhe gjyqtari ndërkombëtar i AIBA-s, Latif Demolli.

Image