Sport

Bayerni fiton derbin ndaj Schalkes

Derbi i javës së 22 në Bundesligë ndërmjet Bayernit dhe Schalkes i ka takuar ekipit bavarez.

Bayerni arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat 2 me 1, raporton Koha.net.

Lewandowski shënoi golin e parë në minutën e gjashtë për epërsinë e Bayernit. Megjithatë një gol nga Di Santo në minutën e 29 barazoi shifrat.

Bayerni u kundërpërgjigj përmes Mullerit, i cili shënoi në minutën e 36 pas asistimit nga Robben.

Me 56 pikë Bayerni vazhdon të jetë lider, kurse Schalke në vendin e gjashtë ka 34 pikë.