Sport

Ylli shpreson të befasojë Prishtinën

Golden Eagle Ylli ka humbur dy ndeshjet e fundit, por kapiteni i skuadrës nga Suhareka, Artin Gashi, beson se kanë forcë e cilësi për të befasuar Sigal Prishtinën.

Kampionia në fuqi, Sigal Prishtina e pret Yllin të shtunën (sot) nga ora 19:00 në kryendeshjen e javës së 19-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina i ka fituar të gjitha 18 ndeshjet e deritashme dhe prin në klasifikim me 36 pikë. Ylli është i treti me 28 pikë, sa i ka edhe Rahoveci në vendin e katërt.

Ndonëse pa humbje, Prishtina nuk e ka pasur lehtë në ndeshjet e stinorit pranveror, me Bashkimin, Kerasan Prishtinën e sidomos me Trepçën javën e kaluar në udhëtim. Ndërkohë Ylli javën e kaluar pësoi në shtëpi nga Bashkimi, kurse më 26 janar humbi nga Trepça në Mitrovicë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).