Dështon ceremonia hapëse e “Festivalit Olimpik” në Prishtinë

Dështon ceremonia hapëse e “Festivalit Olimpik” në Prishtinë

10 February 2018 08:43

Ka shumë javë që është paralajmëruar organizimi i Festivalit Olimpik "Pyeongchang 2018" në Prishtinë, si përkrahje për debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, shkruan sot Koha Ditore.

Komiteti Olimpik i Kosovës, si organizator i këtij "Festivali", ka "reklamuar" herë pas here ngjarjen në sajtin zyrtar të tij. Por të premten, kur nisën Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut dhe kur ishte planifikuar të niste "Festivali" në Prishtinë, u kuptua që organizatori nuk kishte bërë përgatitjet e duhura.

Ceremonia hapëse e Festivalit Olimpik e paraparë të mbahej të premten në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, në kohën kur po mbahej ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore, dështoi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme