Sport

​Komiteti Olimpik i Kosovës ngushëllon familjen Binaku

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e gazetarit Agim Binaku, i cili ka ndërruar jetë sot.

Telegrami ngushëllues:

E nderuara familje e z. Agim Binaku

Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Agim Binaku, gazetar shumëvjeçar i sportit, redaktor i sportit në RTV 21. Z. Binaku për shumë vjet dha kontribut të çmuar në sport përmes emisionit “2me1”, duke promovuar vlerat e lëvizjes olimpike dhe sportit në përgjithësi. Komuniteti i sportit dhe gazetaria sportive humbën një punëtor të palodhshëm, i cili gati një jetë ia kushtoi sportit. Ndaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, RTV 21, Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe gjithë sportistëve e miqve të tij.