Sport

Tahiri tregon për emocionet gjatë bartjes së flamurit të Kosovës në LOD

Albin Tahiri, sportisti i vetëm që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ka folur për emocionet që ka pasur gjatë bartjes së flamurit gjatë parakalimit në ceremoninë hapëse.

Skitari Tahiri e barti flamurin në mesin e zyrtarëve tjerë që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në Korenë Jugore, në Pyeongchang, transmeton Koha.net. Ai thotë se është shumë krenar për këtë moment të rëndësishëm për historinë e sportit kosovar.

“Jam shumë krenar që bëjmë sot historinë. Kam treguar sot flamurin e Kosovës me shumë, shumë respekt. E falënderoj krejt shtetin, krejt Kosovën, Federatën e Skijimit të Kosovës, Komitetin Olimpik edhe juve”, ka thënë Tahiri, në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.