Sport

City tërhiqet nga gara për Mahrezin

Manchester City raportohet se ka vendosur të tërhiqet nga gara për transferimin e anësorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Algjeriani ishte prioritet i Cityt në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke shtyrë lojtarin që të kërkonte zyrtarisht largimin, por këtë nuk e lejuan “Dhelprat” që refuzuan një ofertë prej 65 milionë eurove për të, pasi kërkonin 100 milionë euro.

Mahrez nuk është paraqitur më për Leicesterin dhe raportohet se City gjatë verës nuk do të shpreh interesim për transferimin e tij.