Sport

Islanda, test i gjysmës së parë të ciklit eliminator

Descriptive Text

Me ndeshjen e së premtes në Shkodër kundër Islandës, Kosova do të rrumbullakojë gjysmën e parë të ciklit eliminator për botërorin "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.

Me të njëjtën skuadër do të luajë edhe ndeshjen e fundit - të dhjetën, me të cilën do të mbyllë ciklin e parë për të në skenën ndërkombëtare.

Ndeshja e pestë me radhë në eliminatore, do t'i shërbejë Kosovës për të parë se sa është zhvilluar deri më tash dhe sa mund të synojë deri në fund.

Ekspertë të futbollit thonë se pikë kyç në këtë rrugëtim ishte humbja e thellë 6:0 në Shkodër ndaj Kroacisë. Ajo ishte ndeshja e dytë eliminatore, pas asaj debutuese ndaj Finlandës, ku u nxor barazimi historik (1:1). Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.