Sport

Wenger: Lojtarët anglezë janë bërë mjeshtër të simulimeve

Arsene Wenger ka pohuar se lojtarët anglezë tani janë “mjeshtër” të simulimeve.

Komentet e menaxherit të Arsenalit vijnë pak ditë pasi dyshja e Tottenhamit, Harry Kane dhe Dele Alli – dy lojtarët anglezë të profilit të lartë – u akuzuan për simulime në barazimin 2 me 2 ndaj Liverpoolit të shtunën.

Arsenali dhe Tottenhami do të përballen të shtunën në derbin e Londrës veriore.

Derisa pranoi se Alli e meritoi të ndëshkohej për simulim, menaxheri i Spurs, Mauricio Pochetino gjatë javës ka thënë se ndjekja e kundërshtarit është pjesë e futbollit.

Wengeri beson se komentet e Pochettinos janë keqinterpretuar, por ka pohuar se simulimi është pjesë e lojtarëve anglezë.

“Simulimin duhet ta lëmë jashtë lojës”, ka thënë Wenger. “Më kujtohen raste të tmerrshme kur këtë e bënin lojtarët e huaj, por më duhet të them se lojtarët anglezë e kanë mësuar shpejtë këtë dhe ndoshta janë bërë edhe mjeshtër të saj”.

“Nuk i inkurajoj lojtarët që të simulojnë, por nëse e shikoni situatën, mendoj se nganjëherë nuk dëshironi që të provokoni një simulim. Lojtarët duhet të jenë inteligjent, të luajnë pak me rregulla, por shpesh veprojnë në raste të penaltive”.