Sport

Zyrtare: Jasir Bajrami largohet nga Vllaznia

Jasir Bajrami ka konfirmuar largimin nga KF Vllaznia e Pozheranit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se është bashkuar me KF Gostivarin, transmeton Koha.net.

“Prej sot edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit ‘KF Gostivari’. I falënderoj kryesinë për besimin e dhënë, shpresojmë në suksese. E falënderoj ish-klubin Vllaznia Pozheran, kyresinë e klubit, qytetarët e Pozheranit dhe pa harruar tifozët ‘Tigrat’ që na mbështetën në çdo lojë dhe ato emocione të pa harruara gjatë lojës historike të klubit Vllaznia. Ju uroj shumë suksese tjera. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar ai.