Sport

Coutinho nuk mund ta besojë se te Barça po luan përkrah emrave të mëdhenj të futbollit

Descriptive Text

Philippe Coutinho ka pranuar se është ndjenjë e pabesueshme që po luan përkrah Andres Iniestas, Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Braziliani kaloi te Barça nga Liverpooli për 160 milionë euro, derisa ka thënë se nuk mund ta besojë që po luan përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit, sidomos për spanjollin Iniesta.

“Është ndjenjë e pabesueshme që sheh përkrah Andresin, Leon, Luis [Suarezin], Sergio Busquetsin dhe të tjerët”, ka thënë Coutinho për Sky Sports. “Janë lojtarë që i kam shikuar në televizor ose kam luajtur PlayStation me ta dhe tani e ndaj dhomën e zhveshjeve me këta lojtarë. Është e pabesueshme për mua”.

“Andres është një gjeni dhe është nder që luajë përkrah tij. Shpresoj të mësoj shumë prej tij. Natyrisht se nuk është vetëm Iniesta. Erdha këtu për të krijuar historinë time dhe të mësoj nga këta lojtarë të mëdhenj”, ka thënë veç të tjerash braziliani.