Sport

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në Pyeong-Chang të Koresë së Jugut

Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në Pyeong-Chang të Koresë së Jugut.

Udhëtimi u bë nga Prishtina për në Stamboll, nga Stambolli për në Seoul dhe nga Seouli në Pyeong-Chang.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Tahiri është skitari i vetëm që ka siguruar normën olimpike. Ai ka fituar normën në pesë disiplina të skijimit alpik.

Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong-Chang2018 hapen të premten. Kosova do të defilojë për herë të parë në histori të Lojërave Olimpike Dimërore.