Ekipi U-21 i Shakhtar Donetskut nga Ukraina është treguar i fortë për ekipet elitare të Superligës kosovare, dhe për Përfaqësuesen U-19 të Kosovës, në Antalya të Turqisë, shkruan Koha Ditore.
Brenda një jave, ekipi i të rinjve të gjigantit ukrainas, Shakhtar, ka regjistruar tri fitore në po aq përballje me ekipet kosovare: Kosovën U-19, Llapin dhe Prishtinën.
Ndaj Prishtinës, të hënën, Shakhtari U-21 triumfoi me shifrat 2:1, falë golave të gjeorgjianit Giorgi Arabidze (5', 48') që edhe ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
Në anën tjetër golin e vetëm për bardhekaltrit e shënoi sulmuesi Ahmed Januzi me një goditje të fortë prej 20 metrave, pasi u shërbye nga mesfushori Drashko Bozhoviq... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
-
6 shkurt 2018 09:50
-
Shpërndaje në: