Sport

Pas kthimit të suksesshëm, Krasniqi synon sërish majën

Descriptive Text

Haxhi Krasniqi e ka në kokë një plan për të ardhmen. Ai synon të fitojë një titull të rëndësishëm më së largu në verë, ta mbrojë atë njëherë në vjeshtë dhe më së largu në fillim të vitit 2019 të luftojë sërish për titull të botës. Por ai nuk e përjashton mundësinë që të luftojë për titull të botës edhe gjatë këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për planet për të ardhmen boksieri shqiptar ka nisur të flasë vetëm pasi është kthyer me fitore në ringun e boksit profesionist. Dhjetë muaj pasi ishte mposhtur me pikë nga Arthur Abraham, Krasniqi i është kthyer ringut.

Të shtunën mbrëma në Halle an der Saale të Gjermanisë 30-vjeçari ka shënuar fitore ndaj polakut Barlomiej Grafka. Grafkan e mposhti me pikë, përkatësisht me vendim unanim të gjyqtarëve, pas tetë raundeve të forta. 78:75, 78:76 dhe 79:73 ishin vlerësimet e gjyqtarëve në të mirë të Krasniqit, që njihet me emrin Robin.

Për Krasniqin, që po bokson në kategorinë super të mesme, ishte fitorja e 47 në boksin profesionist. Ai i ka edhe pesë humbje. Grafka 29-vjeçar pësoi humbjen e 28-të. Ai ka edhe 20 fitore në boks. Por Grafka është boksier më cilësor se që e dëshmon bilanci i tij. Këtë e pranon edhe junikasi Krasniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)