Sport

Haxhi Krasniqi mposht polakun Grafka në rrugën për titull të botës

Haxhi Krasniqi ka bërë hapin e parë drejt titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme.

Në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, 30 vjeçari e mposhti polakun Bartlomiej Grafka, raporton Koha.net.

Krasniqi fitoi këtë takim me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi u tregua më i mirë se kundërshtari për tetë raunde.

Është titulli i botës, që nuk e ka fituar asnjë boksier shqiptar, synimi i madh i Krasniqit dhe pas kësaj fitore afrohet drejt synimit të tij.

Krasniqi tani në boksin profesionist ka 47 fitore e pesë humbje.