Sport

Rashica pritet të debutojë si titullar

Mesfushori kosovar Milot Rashica do të debutojë menjëherë për Werder Bremenin në Bundesligë. Madje Rashica pritet të jetë titullar te Werderi në ndeshjen e rëndësishme në udhëtim ndaj Schalkes.

Është sajti i njohur "kicker.de" që ka shkruar të premten mbrëma se reprezentuesi i Kosovës do të luajë nga fillimi për Werderin në ndeshjen që luhet të shtunën (sot) nga ora 15:30.

Rashica të mërkurën ka kaluar nga Vitesse e Holandës te Werderi. Werderit të premten i është lënduar një lojtar i rëndësishëm i përbërjes bazë dhe kështu është krijuar edhe më shumë hapësirë për Rashicën që do të mbulojë pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.

Pas 20 xhirove, Werderi renditet i 16-ti me 17 pikë.