Sport

Valverde i mahnitur me aftësitë e Messit

Descriptive Text

Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të mahnitë të gjithë me paraqitjet e tij.

Messi po kalon në një super formë dhe është protagonisti kryesor në sukseset e Barcelonës në këtë stinor.

Argjentinasi po shënon, asiston dhe organizon lojën e Barcelonës, ashtu siç bëri mbrëmë duke i dhënë asistin e golit vendimtar Luis Suarezit, në fitoren 1:0 ndaj Valencias në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, transmeton kp

I mahnitur me pesë herë fituesin e Topit të Artë është edhe trajneri Ernesto Valverde, i cili megjithatë ka theksuar se Messi duhet lënë “të marrë frymë” edhe mos të pritet që gjithnjë ai t’i vendosë ndeshjet.

“Sa herë që Messi prek topin, të gjithë presin shumë gjëra nga ai”, ka thënë Valverde. “Ndonjëherë kërkojmë shumë nga ai dhe duhet ta lëmë të qetë”.

“Është e vërtetë që Messi është unik, ashtu siç e kemi thënë shumë herë. Është spektakël në vete ta shohësh atë në fushë”, ka theksuar trajneri i Barçës.