Sport

Icardi zyrtarisht jashtë sfidës ndaj Crotones

Në ndeshjen e radhës Interi do të jetë pa yllin kryesor të skuadrës, Mauro Icardi, i cili ka pësuar një lëndim muskulor.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Interit, Luciano Spalletti, i cili ka thënë se nuk do të rrezikojë me Icardin në sfidën e së shtunës ndaj Crotones, transmeton Koha.net.

“Icardi nuk do të ftohet pasi ka një problem muskulor. Ai donte të luante para fansave, por nuk mundet. Mund të shikonim një rregullim të shpejtë, por vendosëm për opsionin e sigurt. Ederi do të luajë”, është shprehur Spalletti, raporton Football Italia.

Interi nesër e pret në San Siro skuadrën e Crotones nga ora 20:45.