Milani ka konfirmuar zyrtarisht se Ignazio Abate do të humbë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të syrit.
Anësori i Milanit ka munguar që nga 26 shkurti dhe tani do të trajtohet te një specialist në SHBA.
“Milan njofton se pas disa testimeve mjekësore në Itali, Abate ka udhëtuar për konsultim me një specialist për traumën në syrin e tij të majtë, të pësuar në ndeshjen me Sassuolon”, thuhet në njoftimin e klubit. “Rikuperimi i tij po ecën sipas procedurave të caktuara”.
-
22 mars 2017 19:04
-
Shpërndaje në: