Sport

Mourinho i gatshëm ta lirojë Ibrahimoviqin

Descriptive Text

Manchester United nuk do t'i qëndrojë në rrugë Zlatan Ibrahimoviqit nëse dëshiron të largohet nga klubi. Kështu ka thënë trajneri i Man. Utd, Jose Mourinho, të hënën.

Sulmuesi është lidhur me një transferim të mundshëm te skuadra amerikane LA Galaxy. Mourinho ka thënë se Ibra mund të largohet nëse e dëshiron këtë, shkruan Koha Ditore.

"Nëse kjo është e vërtetë dhe Zlatani dëshiron një të ardhme në një klub tjetër e vend tjetër, atëherë do t'i ofroj ndihmë dhe do të krijoj kushtet për të ndodhur kjo", ka deklaruar portugezi.

Ibrahimoviq 36-vjeçar, që i është bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2016 dhe ka kontratë deri në verë të këtij viti, ka luajtur shumë pak këtë stinor pasi ka lënduar ligamentet e gjurit vitin e kaluar... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)