Sport

Barcelona kalon në gjysmëfinalen të Kupës, debuton Coutinho

Barcelona ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi ka eliminuar Espanyolin.

Katalonasit fituan 2 me 0 në ndeshjen e kthimit, pas humbjes 0 me 1 në ndeshjen e parë.

Luis Suarez dhe Lionel Messi realizuan golat e fitores.

Në këtë ndeshje debutoi edhe transferimi i ri i Barçës, Philippe Coutinho që e zëvendësoi Andres Iniestan në 20 minutat e fundit.