Sport

Xhaka çon Arsenalin në finale të Carabao Cup

Arsenali ka eliminuar rivalin lokal, Chelsean nga Carabao Cup duke e mposhtur në gjysmëfinale.

Vendimtar në këtë takim ishte Granit Xhaka, i cili shënoi golin e fitores për “Topçinjtë”, raporton Koha.net.

Ishte Eden Hazard që kaloi Chelsean në epërsi në minutën e shtatë pas asistimit të Pedros.

Në minutën e 12 Arsenali arriti të barazojë shifrat me autogolin nga Rudiger.

Në pjesën e dytë Xhaka i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 60-të, që doli të ishte goli i fitores.

Në finale të Carabao Cup skuadra e Arsenalit do të përballet me Manchester Cityn. Kjo finale zhvillohet më 25 shkurt në Wembley.