Sport

Coutinho merr numrin 14 te Barça

Descriptive Text

Barcelona ka konfirmuar se Philippe Coutinho ka marrë numrin 14 te klubi katalonas.

Këtë numër, Coutinho e merr nga argjentinasi Javier Mascherano që sot u largua pas shtatë vjetësh e gjysmë nba klubi.

Para argjentinasit, këtë numër e kishin bartur Jordi Cruyff, Amunike, Gerard Lopez dhe Thierry Henry.

Coutinho u zyrtarizua si lojtar i Barcelonës këtë afat kalimtar pas largimit nga Liverpooli.