Sport

Xhudistët kosovarë ngritën në ranglistën Botërore, Akil Gjakova më së shumti

Descriptive Text

Pas suksesit që shënuan në Grand Prix të Tunizisë xhudistët kosovarë kanë shënuar ngritje në ranglistën e re Botërore.

Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë arriti të marrë medaljen e artë në Tunizi, përderisa medaljen e argjendtë e rrëmbyen Distria Krasniqi, 52 kilogramë, si dhe Akil Gjakova në 73 kilogramë, transmeton Koha.net.

Ngritjen më të madhe e ka shënuar Akil Gjakova, i cili është ngritur për 14 vende dhe tani mban vendin e 17 me 1465 pikë.

Distria Krasniqi është ngritur për tre pozita, dhe tani në vendin e katërt ka 3800 pikë. Në të njëjtën kategori kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka pësuar rënie për një pozitë, dhe tani mban vendin e shtatë me 3520 pikë. Kujtojmë se Kelmendi nuk ka garuar në Grand Prix të Tunizisë.

Kurse medalistja e artë në Tunizi, Nora Gjakova është ngritur për një pozitë. Ajo mban vendin e gjashtë me 3390 pikë në kategorinë 57 kilogramë.

{gallery}