Sport

Neville kryetrajner i përfaqësueses së femrave të Anglisë

Descriptive Text

Phil Neville është konfirmuar si kryetrajner i ri i përfaqësueseve të femrave të Aglisë.

Në fillim të janarit ishte raportuar se ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Evertonit është i preferuari i Federatës për të zëvendësuar Mark Sampsonin në postin e trajnerit.

“Jam i nderuar që më është dhënë rasti për t’i prirë Anglisë. Me lojtaret që kemi ne mund të vazhdojmë progresin e arritur gjatë viteve të fundit. Kjo skuadër është rrugës për të arritur diçka të veçantë dhe besoj se mund t’i shpie në nivel më të lartë”, ka thënë Neville.