Sport

Shaqiri i brengosur që po humb shumë raste

Descriptive Text

Mesfushori Xherdan Shaqiri është i brengosur që po humb shumë raste shënimi.

Ai pret që në ndeshjet e ardhshme t'i shndërrojë në gola rastet që do t'i ketë.

“Jam i kënaqur me paraqitjet e mia, por gjithashtu edhe shumë i zemëruar që nuk po mund t'i konkretizojë rastet. Unë kam nevojë të shënoj dhe dua të shënoj. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme, rastet do t'i shndërrojë në gola”, ka thënë Shaqiri për “stokesentinel.co.uk”.

26-vjeçari kontribuoi me një asist në fitoren e Stoket të arritur të shtunën kundër Huddersfieldit 2:0.

“Ishte një paraqitje e mirë nga ana jonë. Secili kreu me sukses detyrën që kishte dhe jam i lumtur për fitoren e arritur”, ka theksuar Shaqiri.

Stoke City zë vendin e 17-të me 23 pikë. Këtë edicion mesfushori i Zvicrës ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 22 paraqitje.